
Me afrimin e vitit 2023 mund të jetë një nga qëllimet tuaja për të udhëtuar në mënyrë më të qëndrueshme.
Si çdo vit, Indeksi i Qëndrueshmërisë së Destinacioneve Globale (Global Destinations Sustainability Index) renditi 30 qytetet më të qëndrueshme në botë. Duke gjykuar vendet bazuar në 70 tregues, indeksi i jep çdo destinacioni një përqindje “rezultat të qëndrueshmërisë”.









Është marrë në konsideratë performanca mjedisore e vendit, nga emetimet e CO2 deri te ndotja e ajrit, por edhe ato sociale dhe menaxheriale, si korrupsioni politik dhe papunësia e destinacionit.
Kjo sepse qëndrueshmëria nuk ka të bëjë vetëm me mjedisin, por është gjithashtu thelbësore një shoqëri dhe sistem politik i shëndetshëm.
Indeksi GSD është një program për përmirësimin e performancës, i cili synon ta bëjë turizmin botëror më të qëndrueshëm.
Si zakonisht, vendet e Evropës Veriore dominojnë në renditjen e indeksit GDS. Po ju sjellim 10 destinacionet kryesore të këtij viti, së bashku me rezultatin e tyre të qëndrueshmërisë:
Goteborg, Suedi (93%)
Bergen, Norvegji (88%)
Kopenhagen, Danimarkë (87%)
Aalborg, Danimarkë (86%)
Bordo, Francë (85%)
Glasgow, Mbretëri e Bashkuar (84%)
Stokholm, Suedi (84%)
Belfast, Mbretëri e Bashkuar (84%)
Aarhus, Danimarkë (84%)
Oslo, Norvegji (83%)
Nëse jeni të interesuar të zbuloni se ku ndodhet qyteti juaj në renditje, mund të lexoni rezultatet e plota të sondazhit të GDS këtu.