minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Qyteti i madh që po përpihet nga rëra

0
Qyteti i madh që po përpihet nga rëra

Dubai, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, është i rrethuar nga uji dhe rëra. Edhe pse tani është një nga qendrat më të rëndësishme financiare të botës, gjysmë shekulli më parë ishte thjesht një fshat peshkatarësh.

Megjithatë, ata përballen me një problem serioz: shkretëtira po përpin ato pak toka pjellore që kanë mbetur në qytetin më të populluar të Emirateve.

80% e sipërfaqes së Emirateve të Bashkuara Arabe është rërë dhe autoritetet po punojnë për të gjetur një zgjidhje që lejon kthimin e pjellorisë në zonat e tokës që nuk janë më produktive. Megjithatë, financat e tyre u lejojnë që të nisin projekte inovative që përpiqen t’i japin fund problemit, ndryshe nga vendet e tjera që nuk kanë të njëjtën pasuri.

Çdo vit, në të gjithë botën, rreth 12 milionë hektarë tokë humbasin për shkak të thatësirës. Për shembull, në Emirate, më shumë se 56% e tokës së punueshme është humbur në periudhën 2002-2018, tokë që korrespondon vetëm me 5,38% të totalit, sipas Bankës Botërore.

Advertisement

Por, ky nuk është problemi i vetëm i Dubait, që filloi të përparojë ekonomikisht kur filloi të shfrytëzonte naftën e tij, në vitet ‘70. Megjithatë, Emiratet e Bashkuara Arabe shqetësohen se si do ta ruajnë pasurinë e tyre kur ky burim të mbarojë ose të humbasë vlerën. Për këtë arsye, ata janë fokusuar në tërheqjen e kompanive të reja të teknologjisë dhe kanë zgjedhur të investojnë në energjinë e rinovueshme dhe teknologjinë e pastër.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit