8 akrobate që patën dëmtime të mëdha, kur platforma që po i mbante ra nga lartësia gjatë një performace cirku në vitin 2014, në SHBA, janë dëmshpërblyer me 52,5 milionë dollarë nga pronarët e arenës.
Akrobatet pësuan thyerje kockash dhe dëmtime të shtyllës kurrizore nga incidenti i tmerrshëm i majit të vitit 2014.
Videot e xhiruara me celular nga publiku tregojnë se si platforma, në të cilën vareshin 8 akrobatet, bie nga lartësia, duke i zënë ato poshtë.
Sipas avokatit të vajzave, disa prej tyre ende kanë probleme nga ai incident.
Advertisement