Është simboli i Rio de Janeiros, ndoshta i të githë Brazilit, dhe në vitin 2007 është radhitur në mes të shtatë mrekullive të botës moderne.   

Statuja e Krishtit Shpëtimtar është ndërtuar midis vitit 1922 dhe 1931, dhe është gjatë më shumë se 30 metra, duke marrë parasysh edhe piedestalin.

Statuja 90-vjeçare ka tashmë nevojë për restaurim, dhe për këtë arsye është angazhuar një ekip i specializuar, që përtej njohurive profesionale ka treguar edhe talent akrobatësh.

Pamjet e shpërndara për publikun janë vërtetë spektakolare, dhe vetë restauruesit shprehen se kjo është eksperienca më emocionuese e jetës së tyre.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";