minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rikthehet “Orient Express”, ambientet e reja ku ndërthuret klasikja me modernen  

0
Rikthehet “Orient Express”, ambientet e reja ku ndërthuret klasikja me modernen  

Për vite me radhë, disa vagonë nga treni i vjetër “Orient Express” ishin lënë në harresë në një stacion të vogël hekurudhor në kufirin midis Polonisë dhe Bjellorusisë. Në vitin 2015, kompania Accor bleu vagonët dhe angazhoi arkitektin francez, Maxime d’Angeac, për t’i restauruar dhe për t’i vënë në funksion. Në vitin 2025, pritet që “Orient Express” do të jetë gati për udhëtimin nga Parisi në Stamboll.

Ambientet e brendshme me një dizajn ku kombinohen detaje të retros me luksin modern, u sigurojnë udhëtarëve një përvojë magjepsëse. Treni i distancave të gjata, “Orient Express”, që u bë i famshëm nga autorja Agatha Christie nuk ekziston më, por emri dhe simbolika e tij vazhdojnë ende.

Vagonët nuk ishin përdorur për të paktën një dekadë, megjithatë nuk kishin pothuajse asnjë dëmtim dhe të gjitha dekorimet ishin të paprekura. Pikërisht për këtë arsye, u vendos që do të ruhej stili i dikurshëm dhe detajet e vjetra. Imazhet e para të publikuara nga Accor shfaqin ambientet e brendshme luksoze, panele prej druri të errët, mobilje me ngjyra të forta, si dhe kolltukë prej kadifeje jeshile. Ndërsa suitat ruajnë frymën e viteve ’20, me tavane të mbuluara nga pasqyrat, tavolina rrethore dhe shtretër luksozë. Nga data 20 deri më 21 tetor, në Paris do të jetë e hapur një ekspozitë e përkohshme, ku do të shfaqen dizajnet e reja të vagonëve.  

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit