minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rikthehet pas 2 vitesh Oktoberfest, miliona litra birrë do të pihen brenda pak ditësh

0
Rikthehet pas 2 vitesh Oktoberfest, miliona litra birrë do të pihen brenda pak ditësh

Mijëra gjermanë dhe turistë u mblodhën në Mynih këtë të shtunë, pasi nisi zyrtarisht Oktoberfest, festivali më i famshëm i birrës në botë. Ajo që e bëri edhe më të veçantë këtë vit festën e birrës ishte fakti se rikthehej pas dy vitesh, e pezulluar nga pandemia e koronavirusit, diçka që nuk ndodhte që prej kohës së Luftës II Botërore.

Të veshur me pantallona lëkure dhe këmishët tradicionale bavareze, vendas e të huaj u dyndën në lokalet dhe tendat e hapura enkas, për të shijuar birrën më të mirë bavareze dhe ushqimet e zonës. Festimet nisën zyrtarisht në mesditë, kur kryebashkiaku i Mynihut, Dieter Reiter, hapi fuçinë e parë të birrës, pasuar me 12 të shtëna armësh që janë sinjali i tendave të tjera për t’u hapur.

Ky është edicioni i 187-të i festës që është parashikuar të mbyllet më 3 tetor, pasi të jenë pirë miliona litra birrë. Rekordi mbahet nga viti 2014, ku u konsumuan 7,7 milionë litra. Zakonisht 6 milionë njerëz marrin pjesë në festime.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit