minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Rikthimi i bishës së madhe në pyjet e Europës

0
Rikthimi i bishës së madhe në pyjet e Europës

Pasi ishte shndërruar në një specie të zhdukur në natyrë, përpjekjet për ta rikthyer bizonin europian në pyjet e Kontinentit të Vjetër nisën që në vitin 1954. Ndërhyrja e fundit e njeriut, në përpjekje për ta “ringjallur” bishën e madhe, u bë në vitin 2012, në Rumani.

Në ditët e sotme, fotografi Alexander Turner nisi një udhëtim në malet Karpate, për të gjetur dhe përjetësuar në aparatin e tij gjitarin më të madh tokësor të Europës.

Bashkë me anëtarë të Fondacionit të Rezervatit Karpat (FCC), Turner u fut thellë në pyje në kërkim të më shumë se 150 bizonëve që mendohet se jetojnë të lirë në Rumani. Ata përdorën antena në përpjekje për të lokalizuar bizonët të cilëve iu janë vënë gjurmues, edhe pse terreni i vështirë e bën thuajse të pamundur pikasjen e kafshëve. Përgjatë viteve, kërkuesit kanë arritur të shohin rreth 37 bizonë, dhe ndonjë ari, në pyjet e dendura.

Adrian Aldea, biolog dhe manaxher në FCC, tregon për “The Guardian” pse prania e bizonëve është gjë e mirë për biodiversitetin. “Kullotja e bizonit do të ruajë gjendjen e livadheve ndërsa pyjet do të marrin një strukturë më natyrore, duke i shërbyer kështu edhe specieve të tjera”, thotë ai.

Advertisement

Që prej futjes së bizonit në Poloni në vitin 1954, shtete të tjera, si Gjermania, Zvicra, Bjellorusia dhe Lituania bënë të njëjtën gjë. Por megjithëse kjo ka bërë që kafsha t’i shpëtojë zhdukjes totale, bizoni mbetet i klasifikuar si specie në rrezik zhdukjeje.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit