
Vepra e re e Banksy-t, e cila u shfaq këtë javë në muret e Margate në Angli dhe e publikuar nga ai në Instagram, quhet “Rimel për Shën Valentinin” .
Me rastin e Ditës së Shën Valentinit, artisti i rrugës donte të dërgonte një mesazh kundër dhunës ndaj grave duke përshkruar një shtëpiake stereotipike të viteve 1950 me sy të nxirë dhe një dhëmb që i mungon, e cila mbyll kapakun e një frigoriferi të vjetër nga i cili dalin një palë këmbë. Janë ato të burrit të saj që e katandisi kështu.
Disa muaj më parë, disa vepra të Banksy-t u shfaqën në Ukrainë. Murale të njerëzve që kryejnë aktivitete të përditshme në ndërtesat e bombarduara.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";