Të rinjtë, të veshur me zbukurime dhe me piktura tradicionale në fytyrë mblidhen në rreshta për të kërcyer dhe për të kënduar, duke garuar për vëmendjen e njëri-tjetrit.Meshkujt e vënë në rend dhe të veshur sipas traditave të kësaj tribuje nigeriane.Zakoni i vendosjes së një pllake buzësh lidhet me pjellorinë dhe të drejtën e femrës për martesë.Kur një vajzë e fiseve Mursi arrin pubertetin (rreth moshës 15 deri në 16 vjeç) asaj i pritet buza nga një anëtare femër e fisit dhe i futet një shkop i vogël prej druri.Së pari, është një simbol i bukurisë së madhe. Së dyti, ajo shënon një përkushtim ndaj burrit dhe nëse burri vdes, pllaka e buzëve hiqet pasi bukuria e jashtme e një gruaje thuhet se zbehet pas vdekjes së tij.Gratë e komunitetit Himba përdorin “Otjize”, një përzierje të yndyrës dhe pigmentit okër.Kjo përzjerje përdoret nga njerëzit Himba të Namibisë për të mbrojtur veten nga klima e ashpër e shkretëtirës.Femrat shpesh parfumohen me rrëshirë aromatike.Ceremonia e Kërcimit të Demit (Ukuli Bula) e Fisit Hamar, në Etiopi.Kjo ceremoni e famshme e kërcimit të demave është kulmi i një riti k treditor për një djalë të ri (Ukuli) që kalon në burrëri.Ceremonia shoqërohet edhe me valle e këngë tradicionale.Ulwaluko është një ceremoni e fisit Xhosa, Afrikë e Jugut.Qëllimi është kremtimi i pjekurisë së djemve në burra.Rituali synon të mëkojë vlera të mira morale dhe shoqërore.Një vajzë Chewa i nënshtrohet një rituali të njohur si Chinamwali, një ceremoni tradicionale e këtij komuniteti në Zimbabve.Në periudhën e pubertetit vajza mbahet në izolim për shtatë ditë, ku këshillohet nga gratë e moshuara për çështje që besohet se e përgatisin atë për t’u rritur.Ceremonia shoqërohet nga valle e kërcime tradicionaleVallja tradicionale e fisit San, të shpërndarë në Namibi dhe Angola.Është një ritual indigjen me të cilin arrihet, sipas tyre, një gjendje e ndërgjegjes së ndryshuar përmes vallëzimit ritmik.Kremtohet për shërimin e sëmundjeve dhe gjendjes emocionale të komunitetit në tërësi.Riti i pazakontë i pështymës, komuniteti Maasai, Tanzani.Për ta kjo është një shenjë e pastër respekti dhe nënkupton rënien dakord për një marrëveshje, ose për t’i uruar dikujt fat të mirë.Kur përshëndeten, Maasait pështyjnë në pëllëmbët e tyre, para se të shtrëngojnë duart dhe kjo është dhënia e një bekimi ose miratimi për dikë.Tuaregwt janë i vetmi komunitet në të cilin burrat veshin perçe, në vend të grave.Veshja e tyre shkon deri në 8 metra gjatësi dhe ka një ngjyrë të ndezur blu, duke i identifikuar ata edhe si “burrat blu të shkretëtirës”.Nuk ka lidhje me koncepte fetare, por me çështje shumë praktike që lidhen me ruajtjen nga dielli i fortë, nxehtësia dhe rëra.Bodi, Ka’el është një ceremoni e zhvilluar çdo qershor dhe korrik në Etiopi.Pak para kësaj periudhe, burrat e komunitetit izolohen duke pirë sa më shumë nga një përzierje e qumështit dhe gjakut të lopës.Sa më shumë të shëndoshen aq më shumë rritet fama e tyre në tribu dhe shansi për t’u martuar.Dassanech, bizhuteri të ricikluara.Mbetje të çdo lloji, por veçanërisht tapa shishesh riciklohen nga gratë e komunitetit Dassanech.Gratë zbukurojnë trupin e tyre me shumë nga këto bizhuteri për të tërhequr sa më shumë vëmendje
Në të gjithë Afrikën, komunitetet tribu ruajnë dhe trashëgojnë praktika që identifikojnë kulturat e tyre përkatëse; traditat që janë përcjellë me shekuj, madje edhe mijëvjeçarë.
Nga vallëzimet “shëruese” San deri te konkurset e bukurisë Bodi, fotogaleria paraqet disa prej këtyre riteve të fiseve afrikane.