
“Trick or treat”… ikën dhe merr karamele. Disa herë në vend të karameleve të durojnë një kërcim apo të tjera gjëra si këto.”
E përshtatur në shqip do të ishte, “Ëmbëlsirë apo rreng?” Ndonëse një festë aspak shqiptare, madje pa kontekst historik apo kulturor edhe për vetë Amerikën nga ku ka origjinën, “Halloween” po përqafohet përherë e më shumë, kryesisht nga fëmijët.
“Unë do shkoj të trokas në shtëpitë te lagja e gjyshes”.
Madje fëmijët shkojnë deri atje sa kanë kërkesa shumë specifike.
Me fëmijët që janë shndërruar në konsumatorin kryesor, prindërve nuk u mbetet veçse të plotësojnë dëshirat dhe të shpenzojnë ca të holla më shumë në këtë ditë, që prej gati një dekade n është shndërruar në një ditë festive në Shqipëri.
Një ditë në kalendar që sa më shumë e dëgjon, aq më pak sens bën. Ndaj vendosa ta provoj vetë, nëse një makeup profesional i frikshëm do të zgjonte më shumë frymën e festës.
Pas bareve dhe tregtarëve të kostumeve, estetika mund të themi se është një nga sektorët që përfitojnë më shumë nga festa.
Bazuar në çmimet në pikat me pakicë; veshjet, aksesorët, kungujt, ëmbëlsirat, setet fotografike e make-up mund të sjellin shpenzime nga 8 mijë e 200 lekë deri në 18 mijë e 500 lekë.
Kështu duket se këtë vit, “Halloween” po rezulton edhe më “i frikshëm”, jo vetëm për veshjet apo maskat, por mbi të gjitha për faturën.