Remi Lucidi , i njohur për akrobacitë e tij të guximshme në rrokaqiejt në mbarë botën, vdiq pasi u rrëzua nga kati i 68-të i një ndërtese në një zonë rezidenciale të Hong Kongut. Akrobati francez, 30- vjeçar ndodhej në kompleksin Tregunter Tower në Hong Kong kur ra pasi u bllokua jashtë një papafingoje.

Sipas South China Morning Post, ngjarja ka ndodhur të shtunën e 29 korrikut, rreth orës 18:00. Akrobati do të kishte arritur në Kullën Tregunter ku hyri, duke pretenduar se do të vizitonte një mik në katin e 40-të. Një agjent sigurie donte të verifikonte historinë e tij dhe shoku i supozuar kishte mohuar se e njihte Remi Lucidin. Por në atë moment ai, pasi kishte hipur në ashensor, po shkonte drejt kateve të sipërme të pallatit.

Sipas autoriteteve të Hong Kongut, hera e fundit që ai u pa ende gjallë ishte në orën 19:38 të së shtunës, nga një pastruese teksa trokiste furishëm në dritaret e papafingos. Gruaja e frikësuar lajmëroi policinë. Besohet se 30-vjeçari po bënte thirrje për ndihmë, ndoshta në pamundësi për t’u kthyer në një vend ku nuk rrezikohej të rrëzohej. Kur agjentët arritën të hynin në zonën e aksidentit, gjetën vetëm kamerën me të cilën Lucidi përjetësoi veprat e tij.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";