Hapja zyrtare e Vkusno dhe Tochka në Rusi u bë më 12 qershor, me rastin e Ditës së Rusisë, vetëm tre muaj pasi McDonald’s njoftoi tërheqjen e saj nga vendi për shkak të luftës në Ukrainë.


McDonald’s mbyll të 850 restorantet në Rusi

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por, tani po fillojnë të shfaqen problemet. Në këtë rast, patatet e skuqura mungojnë për shkak të kufizimeve në importe nga sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Sipas Vkusno dhe Tochka, për 8 vitet e fundit kompania McDonald’s “u fokusua tek furnitorët rusë dhe bleu produktet e tyre”. Por, vitin e kaluar “në Rusi kishte një korrje shumë të ulët të varieteteve të patates që përdoreshin për prodhimin e patateve të skuqura”, shpjegoi shërbimi për shtyp i kompanisë, në një intervistë për gazetën ruse “RBC”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përveç kësaj, importet nga tregjet që mund të jenë importues të përkohshëm për kompanitë ruse janë bërë të pamundura”, shtoi kompania, veçanërisht për shkak të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi ndaj Rusisë për pushtimin ushtarak të Ukrainës.

Për momentin, patatet e skuqura janë zhdukur nga menyja e disa restoranteve ruse të ushqimit të shpejtë Vkusno dhe Tochka, zinxhiri që bleu biznesin e McDonald’s në Rusi pasi ekskluziviteti amerikan njoftoi tërheqjen nga tregu rus për shkak të fushatës ushtarake në Ukrainë.