Sallatë ruse në Samitin e NATO-s

Teksa prisnin për mbërritjen e udhëheqësve të vendeve të ndryshme në Samitin e NATO-s në Madrid, zyrtarët dhe gazetarët panë me habi se në restorantin ku u mbajt takimi i parë, kishte në meny edhe sallatë ruse.

Sikurse edhe në Shqipëri, sallata ruse, e përbërë nga bizele, patate, karota e majonezë, është një pjatë mjaft e preferuar në Spanjë, por askush nuk e priste që ajo të përfshihej në meny, në një takim ku Rusia pritet të etiketohet si kërcënim për sigurinë globale, për shkak të pushtimit të Ukrainës.

“Sallatë ruse në Samitin e NATO-s? Jam pak i befasuar për këtë zgjedhje”, tha gazetari spanjoll Iñaki López për median “La Sexta”. Por sipas raportimeve, sallata ruse u shit brenda pak orësh në restorant.

Gjatë darkës së shtruar në mbrëmje, në Pallatin Santa Cruz në qendër të Madridit, menyja ishte pak më diplomatike. Shefi i kuzhinës Jose Andres, i cili përgatiti ushqimin në banketin e ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, shërbeu veç të tjerave edhe sallatë “ukrainase”, duke i ndryshuar emrin sallatës ruse, siç ka bërë në të gjithë restorantet e tij në Spanjë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";