
Pavarësisht shiut, vera po vjen, që do të thotë se sezoni i sandaleve do të nisë shumë shpejt. Në një kohë që sezoni ka shumë modele të ndryshme, të pakta janë ato që shquhen për komoditetin, fleksibilitetin dhe elegancën e tyre po aq sa sandalet Capri.
Trendi filloi në Italinë Jugore nga e kanë marrë dhe emrin. Ato janë sa të thjeshta aq edhe të sofistikuara. Sandalet Capri karakterizohen nga tabani i tyre i sheshtë prej lëkure dhe rripat e hollë, të cilët shpesh zbukurohen me gurë apo zbukurime të tjera.