Një modele ruse ka realizuar një set fotografik me një ari të murrmë që peshon 350 kg.
Zhana Shveinova pozoi pranë ariut Stepan, që është shumë i famshëm në rrjetet sociale, falë videove që postojnë pronarët e tij, Svetlana dhe Yuriy Panteleenko.
“Që e vogël kam qenë e fiksuar pas arinjve prej pellushi dhe me kalimin e viteve doja të takoja një ari të vërtetë nga afër. Kam njohur nëpërmjet rrjeteve sociale Stepanin dhe kam vënë re që është shumë i butë dhe i sjellshëm. Seti fotografik ishte një eksperiencë unike, nuk do ta harroj kurrë”, deklaroi modelja 35-vjeçare.
Stepani është shpëtuar nga çifti Panteleenko kur ishte vetëm 3-muajsh dhe është rritur si vegjetarian, kështu që për të gjithë ata që kërkojnë të bëjnë foto me të, nuk ka rrezik.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";