Vitamina D është një lëndë ushqyese që i nevojitet trupit për të ndërtuar kocka të forta dhe për t’i mbajtur ato të shëndetshme. Ajo gjithashtu rregullon shumë funksione të tjera qelizore në trup. Vetitë e saj antiinflamatore dhe antioksidante i nevojiten një sistemi të shëndetshëm imunitar, muskujve dhe qelizave të trurit.

Kjo vitaminë nuk gjendet në shumë ushqime, por mund ta merrni nga salmoni dhe sardelet. Suplementet e vitaminës D, qofshin dietike apo si medikamente, duhet të merren vetëm me recetë të mjekut, ndaj këshillohet të ndiqni udhëzimet e tij në lidhje me sasinë, shpeshtësinë dhe kohëzgjatjen e trajtimit. Trupi gjithashtu prodhon vitaminë D kur rrezet e diellit direkte konvertojnë një kimikat në lëkurë në formën aktive të vitaminës.

Pa dyshim, vitamina D është një nga më të rëndësishmet për shëndetin e organizmit. Në rast të mungesës së saj, mund të shfaqen disa sëmundje që ndikojnë drejtpërdrejt në metabolizmin e kockave dhe dobësim të tyre.

Gjithashtu, hipertensioni, diabeti dhe disa çrregullime neurologjike, si skleroza e shumëfishtë, janë të lidhura ngushtë me mungesën e vitaminës D. Për të kuptuar nëse ju mungon vitamina D, është e nevojshme të bëni një analizë gjaku, megjithëse ka disa simptoma që veprojnë si sinjale alarmi. Këto simptoma janë: lodhja, dhimbjet dhe dobësia e muskujve, dhimbjet e kockave ose kyçeve, rënia e flokëve, sëmundjet e shpeshta dhe depresioni, ankthi, luhatjet e humorit dhe çrregullimet e gjumit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Një organizëm me mungesë të vitaminës D duhet të bëjë më shumë përpjekje në kryerjen e veprimeve të përditshme, të cilat mund të çojnë në lodhje dhe më vonë, ndryshime mendore dhe hormonale.