Zgjidhni me kujdes veshin në të cilin do të thoni frazat e dashurisë. Një këshillë për të dashuruarit që vjen direkt nga shkenca: Pëshpëritni fjalë dashurie në veshin e majtë të partnerit tuaj. Sipas një studimi, zërat që nxisin emocione të këndshme shkaktojnë një aktivitet më të madh nervor kur dëgjohen nga ajo anë. Studiuesit në Universitetin e Lozanës në Zvicër vendosën 13 të rritur në skanime të trurit dhe dëgjuan vokalizime pozitive që vinin nga tre drejtime të ndryshme: majtas, qendra dhe djathtas.

Gjatë dëgjimit, të dy anët e korteksit dëgjimor aktivizoheshin, pavarësisht nga vendndodhja e burimit të zërit. Megjithatë, regjistrimet e perceptuara vetëm nga ana e majtë shkaktuan një përgjigje shumë më intensive neurologjike në sistemin dëgjimor të trurit.

Por shkencëtarët ende nuk janë në gjendje të shpjegojnë pse truri preferon tingujt e këndshëm të prodhuar nga njerëzit e tjerë që dëgjojmë në veshin e majtë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";