“Shpenzoj vetëm 50$ në muaj”, njihuni me kursimtaren amerikane

Një grua amerikane tregon se si shpenzon çdo muaj vetëm 50 dollarë për gjëra jo të domosdoshme, që kur ka vendosur kufi në buxhetin e saj në fillim të këtij viti.

28-vjeçarja Alexis Howard është bërë e famshme në TikTok me jetesën e saj kursimtare. Në një nga videot e saj të fundit, ajo thekson se në korrik shpenzoi vetëm 41$.

“Kur e nisa këtë sfidë, e dija se vera do të ishte periudha më e vështirë, prandaj jam e habitur që pikërisht në verë shpenzova edhe më pak se muajt e tjerë. Bleva dy akullore (14.66$), një çaj (8$), biletë për ditëlindjen e një shoqeje (10$) dhe një xhiro te lodrat (8$). Këto blerje më vërtetojnë dy gjëra. E para, nuk ke pse lë mënjanë jetën sociale nëse kërkon të kursesh. Dhe e dyta, me disiplinë arrihet çdo gjë”, shprehet Howard.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";