
Një shtëpi e pazakontë që duket sikur ka ardhur nga një galaktikë e largët është shitur për 300,000 dollarë.
Shtëpia në formë bunkeri, ndodhet në malet e Tonasket, Uashington dhe ka një ngjashmëri të çuditshme me një prej ndërtesave në filmin legjendar “Star Wars”. Bëhet fjalë për shtëpinë e personazhit Luke Skywalker, i cili ndodhet në planetin Tatooine në serialin e njohur.
Shtëpia-bunker është njëkatëshe, ka tre dhoma dhe rrethohet nga 38 hektarë tokë.
Pronari i ri i cili ka bërë këtë blerje të guximshme, mund të shijojë një ambient të ngrohtë dhe një dekor të veçantë ku bie në sy përdorimi i gurit dhe drurit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";