minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Shtëpitë që mund të shpëtojnë botën

0
Shtëpitë që mund të shpëtojnë botën

Është një e vërtetë e pakëndshme, por shumë prej shtëpive tona ndotin planetin. Kjo vjen për shkak të lëndëve të para që shërbejnë për t’i ndërtuar ato e deri te lëndët djegëse të nevojshme për të mbajtur një temperaturë konstante në ambientet e brendshme. Pavarësisht politikave dhe projekteve të gjelbra për të ndërtuar pa ndotur, viti 2021 pati emetimet e karbonit më të larta në histori.

Courtney Smith dhe Sean Topham, janë autorët e librit “Shtëpitë që mund të shpëtojnë botën”, i cili përmban mbi 150 projekte ekologjike të ndërtuara në të gjithë botën. Disa kanë ripërdorur hapësirat ekzistuese, të tilla si shpellat, të tjerë kanë ringjallur metodat e lashta të ndërtimit, siç është përdorimi i qerpiçit.  

Ndërsa teknologjia e fundit, po ofron mundësinë e shtëpive të printuara 3-D, të cilat tashmë janë ndërtuar në Amerikën e Veriut. Në nëntor, kompania ICON njoftoi se i ishte dhënë një kontratë prej 57 milionë dollarësh nga NASA për të zhvilluar një sistem ndërtimi për sipërfaqen hënore. Shtëpitë janë të grupuara në 19 tema të ndryshme, si “Breathe”, “Dig” dhe “Float”.

Sipas një raporti të fundit të Programit të Mjedisit të OKB-së, Industria e betonit dhe çimentos është rritur dhjetëfish gjatë 65 viteve të fundit, prodhimi i çelikut është trefishuar, ndërsa prodhimi i lëndës drusore me karbon të ulët për frymë ka përjetuar rritje. 

Advertisement

Pavarësisht qëllimeve pozitive, arkitektët mendojnë se zbatimi i këtyre ideve mund të jetë sfidues. “Sapo largohesh nga metodat tipike të ndërtimit, bëhet e vështirë të gjesh njerëzit për ta bërë atë, tepër e shtrenjtë ose kërkon shumë kohë”, thonë ata. Megjithatë, tendenca drejt një mënyre më të ndërgjegjshme të ndërtimit po shndërrohet në një lëvizje të vërtetë globale.


jemen 1280x720<!–

–>

Advertisement

Arkitektura e së ardhmes po sheh nga e kaluara


libiaa 1280x720<!–

Advertisement

–>

“Perla e shkretëtirës”… qyteti ku jetohet në fresk, edhe pse temperaturat arrijnë deri në 55 gradë celsius

Advertisement


shtepiii shpella 1280x720<!–

–>

Advertisement

Brenda shtëpive të së ardhmes, ku mund të jetojmë si në parahistori


qyteti i drunjte 1280x720<!–

Advertisement

–>

Kur e ardhmja sheh nga e kaluara, jeta në qytetet e drunjta

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit