Pica është një nga ushqimet më të njohura në botë, dhe një nga simbolet e kuzhinës italiane, duke gjeneruar çdo vit më shumë se 120 miliardë dollarë. Sot festohet Dita Botërore e këtij burimi kënaqësie dhe kalorish, origjina e hershme e të cilës ha ende debat.

Edhe pse forma të përafërta janë karakteristike e pothuajse çdo qytetërimi duke filluar nga babilonasit,  dhe disa mendojnë se vetë fjala vjen nga pita e Greqisë së Lashtë, sërish fjala “pizza” ka dalë për herë të parë në shekullin e dhjetë në Gaeta, jo larg nga qyteti i Napolit ku në shekullin e 19-të fillojë të tregtohet pica ashtu siç e njohim sot.

Pikërisht në Napoli në 1889 picieri Raffaele Esposito shpiku picën më të njohur në Botë, Margherita, për nder të mbretëreshës Margherita e Savojës, që kishte bashkuar mbretëritë dhe principatat e shumta italiane në një shtet të vetëm. Picieri napolitan shpiku një recetë të thjeshtë, me mocarela, domate dhe borzilok, që mbanin ngjyrat e flamurit të ri të Italisë.

Po pse pikërisht 17 janari, është vendosur si dita e shënuar për çdo prodhues ose ngrënës të këtij ushqimi të shijshëm? Edhe një herë, data vjen nga tradita napolitane. 17 janari përkon me vdekjen e Shën Andonit, padronit të zjarreve dhe të furrave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në këtë ditë, tradicionalisht bukëpjekësit nuk punonin me orare të zgjatura dhe bashkë me familjen ndiznin një zjarr fatsjellës, kryesisht me drurin që vinte nga pemët e vitit te ri të atij viti.