Studentë nga 200 kolegje drejt Floridës, shtohet frika në SHBA për valë tjetër infektimesh

Studentët amerikanë po shijojnë në maksimum pushimet e pranverës, duke u grumbulluar nëpër plazhe dhe bare, pavarësisht se pandemia ende është e pranishme.

Pa maska dhe me kostume banje, student nga 200 kolegje pritet të mbërrijnë në Majemi javët në vijim, duke shpërfillur këshillën e autoriteteve shëndetësore për të mos udhëtuar.

Vetëm gjatë javës së kaluar, Florida regjistroi 32 417 raste të reja me Covid-19 dhe 653 viktima.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";