Studentët “zbarkojnë” në Florida, frikë për një tjetër valë të koronavirusit

Studentët e universiteteve amerikane kanë mbërritur në Florida, për atë që ndoshta është momenti më i lumtur i vitit shkollor, pushimet e pranverës. Të rinjtë, duke injoruar totalisht masat e rekomanduara për frenimin e përhapjes së koronavirusit kanë mbushur plazhet duke shijuar pije të ftohta, diellin e nxehtë dhe ajrin e pastër.

Por autoritetet i druhen nisjes së një tjetër vale infeksionesh, edhe pse guvernatori i shtetit, Ron DeSantis tha se i mirëpriste turistët, për t’i dhënë një shtysë ekonomisë vendase.

Shifrat e ditëve të fundit kanë qenë inkurajuese për Shtetet e Bashkuara, një prej vendeve më të goditura nga pandemia. Numri i përgjithshëm i shtrimeve në spital ka rënë ndjeshëm; të enjten u regjistruan 44172 pacientë të shtruar në spitale në të gjithë vendin.

Pavarësisht se në rënie ka qenë edhe shifra e fataliteteve, presidenti Joe Biden dhe autoritetet shëndetësore kanë paralajmëruar amerikanët të mos ulin vigjilencën dhe kanë kritikuar guvernatorët e shteteve që kanë hequr detyrimin për të mbajtur maskat.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";