Superushqimi që ndihmon zemrën dhe është i mirë kundër lodhjes
By
Arrat përmbajnë një numër të madh antioksidantësh, si dhe fibra dhe lloje të tjera substancash bioaktive që rekomandohen shumë.
Sigurisht, ato duhet të konsumohen në mënyrë natyrale sepse nëse i lyeni me çokollatë ose i konsumoni me kripë të shtuar, humbasin të gjitha vetitë që kanë.
Në fotogalerinë e mësipërme do t’ju tregojmë vetitë e arrave që ndihmojnë organizmin tonë.
Parandalojnë sëmundjet neurodegjenerative – Vetitë anti-inflamatore që ndihmojnë zemrën, shërbejnë gjithashtu edhe për organin tjetër më të rëndësishëm në trup: trurin. Arrat përmirësojnë funksionimin e duhur të këtij organi dhe ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve neurodegjenerative.Promovojnë forcimin e kockave – Një përbërës tjetër i arrës është kalciumi. Ai është më se i dobishëm për kockat dhe për rrjedhojë, ndihmon në uljen e mundësive për t’u prekur nga sëmundje që i prekin kockat, si osteoporoza.Të mira kundër lodhjes dhe anemisë – Arrat përmbajnë acid folik. Është një lloj vitamine B që bën që trupi të gjenerojë qeliza të reja, ashtu siç ndodh në flokë ose thonj. Dhe kjo vitaminë ndihmon në luftimin e lodhjes, të anemisë dhe depresionit.