minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Të dhëna të fryra për t’u ngjitur në krye të renditjes, ”tërmet” për universitetin prestigjioz

0

Bota akademike amerikane është goditur nga një skandal të dimensioneve ende të paqarta, pasi një prej institucioneve më prestigjioze në vend dhe në botë, universiteti “Columbia” në Nju Jork, ka pranuar se ka shpërndarë të dhëna të rreme mbi infrastrukturën dhe performancën e saj, duke përfituar në këtë mënyrë një pozicion më të mirë në renditjen e universiteteve më të mira.

Në renditjen e  U.S. News & World Report, pikë referimi në SHBA, Columbia ndodhej në vend të dytë në rang kombëtar, por tani ka “rrëshqitur” në vendin e 18-të, pas rivlerësimit të dhënave.

Gjithçka filloi nga një pyetje  e drejtuar nga një profesor matematike pikërisht e Columbia, Micheal Thaddeus, i cili, duke u bazuar në statistikat,  vuri në dyshim ngjitjen në renditje të institucionit ku punon, nga vendi i 18-të në 1988 në të dytin në 2021.

Nga studimi, doli qartë që shumë nga të dhënat që universiteti i dërgonte autorëve të renditjes , duke filluar nga madhësia e auditorëve te performanca e studentëve, ishin të ndryshme nga e vërteta, dhe gjithmonë në favor të universitetit.  

Advertisement
Michel Thaddeus, profesori që zbuloi skandalin në Columbia

Columbia u detyrua të pranojë gabimin, duke premtuar ndryshimin e të dhënave në renditjet e ardhshme, por mbetet një goditje imazhi i madhe për një institucion që kërkon nga studentët e privilegjuar që pranohen rreth 86 mijë dollarë për çdo vit shkollor dhe akomodimin përkatës në konvikt.   

Në Shtetet e Bashkuara, universitetet që përbëjnë të ashtuquajturën Ivy League, ku përfshihen Columbia si dhe emra të njohur të verilindjes si Cornell, Harvard, Brown, Yale, Cornell, Dartmouth, Princeton dhe Universiteti i Pensilvanisë, mbahen si institucionet që formojnë elitën drejtuese të Shteteve të Bashkuara, ku ndershmëria është element kryesor i rregullores, dhe janë të shumta rastet e dëbimeve pas gjetjes së një rasti plagjiarizmi, ose për studentë që janë gjetur duke kopjuar.   

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit