
Dy adoleshentë amerikanë e mbyllën në mënyrën më të frikshme të mundshme mbrëmjen e maturës gjatë fundjavës, pasi përfunduan brenda në një shtëpi me makinë gjatë rrugës së kthimit.
Fatmirësisht askush brenda në makinë dhe në banesë nuk u lëndua nga aksidenti. Ngjarja ndodhi në qytetin Eureka në veri të Kalifornisë. Nga fotot e publikuara në mediat amerikane duket makina që ka përfunduar fare pranë krevatit në dhomën e gjumit.
Zëvendëssherifi i Eurekës, William Stamberger, tha se makina e dy adoleshentëve doli nga rruga rreth orës 01:30 të mëngjesit, përfundoi në një kodër e prej aty “fluturoi” brenda një shtëpie aty pranë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";