Të jetosh i rrethuar nga luanët

Një çift në Afrikën e Jugut u befasuan kur jashtë shtëpisë së tyre panë 6 luanë që po ngroheshin në diell.

David De Beer dhe gruaja e tij Mariska u tronditën në momentin e parë, por për fatin e tyre të mirë, luanët u trembën nga zhurma brenda në shtëpi dhe u larguan menjëherë.

David, pronari i firmës së ndërtimit Davon Construction, tha se ai dhe Mariska kishin shkuar në shtëpinë e babait të tij në Leadwood Estate, e cila ishte në shitje.

Pamjet e luanëve në oborrin e shtëpisë tërhoqën komente të shumta në rrjetet sociale. “Na duhet një kopsht i tillë, bisha të mrekullueshme”, shkroi dikush. “Rojtarë të mrekullueshëm, mund të ushqehen vetë dhe zero vjedhje”, shkroi një tjetër.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Luanët lëvizin lirshëm në një zonë prej 5500 hektarësh mes Parkur Kombëtar Kruger dhe kanionit të lumit Blyde. Pronarët e rinj të kësaj banese duhet ta kenë të qartë tashmë se pamje të tilla mund t’u shfaqen shpesh.

https://a2news.com/wp-content/uploads/2021/01/ffff.mp4