Të kuruara në perfeksion, brenda xhamive magjepsëse të Iranit

Mozaikë të realizuar në përsosmëri dhe me detaje të përkryera, mbizotërojnë në ambientet e brendshme përrallore të xhamive në Iran. Të ndërtuara me një stil unik, që nuk vërehet në xhamitë e tjera në botë, Irani tërheq shpesh vëmendjen e turistëve dhe fotografëve profesionistë.

I tillë është edhe fotografi Mohammad Reza Domiri Ganji, një student, i cili tregon për CNN Travel, vështirësitë e realizimit të këtyre fotografive mahnitëse. Ganji thotë se ai preferon kapjen e ambienteve të brendshme të xhamive që njihen për simetritë e tyre shumëngjyrëshe, kolonat e zbukuruara nga ornamente të veçanta, si dhe ndriçimin perfekt që reflektohet nga drita natyrale.

Të krijuara në mënyrë ideale, ambientet e brendshme të xhamisë, si p.sh, Mihrabet (vende të zbrazëta gjysmërrethore ku qëndron imami), pasqyrojnë një pafundësi ngjyrash që depërtojnë nga dritaret e shumta të vogla, mbi qilimat orientalë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";