“Të punosh atje është e frikshme”, njihuni me vendin më të largët në botë

Bouvet është një ishull i vogël, vetëm 49 kilometra katrorë. Mund të përkufizohet gjithashtu si një shkëmb vullkanik i mbuluar kryesisht nga akullnajat. Është një territor i varur nga Norvegjia, megjithëse ndodhet në pjesën jugore të Oqeanit Atlantik. Por, çfarë ka kaq të veçantë Bouvet?

Ai është ishulli më i largët në planet. 2 520 km në jugperëndim të Kepit të Shpresës së Mirë (Afrika e Jugut), Bouvet është mijëra e mijëra kilometra larg çdo qytetërimi. Shkencëtarët që kanë arritur të shkojnë atje, thonë për BBC se “të punosh atje është e frikshme”.

Bouvet u zbulua për herë të parë në vitin 1739, nga komandanti francez Jean-Baptiste Charles Bouvet de Lozier, megjithëse një gabim në shënimin e koordinatave bëri që të humbte gjurmët, derisa në vitin 1808, gjuetari britanik i balenave, James Lindsay, e gjeti përsëri.

Bouvet ka qenë një rezervat natyror që nga mesi i shekullit XX dhe e vetmja ndërtesë që ka është një stacion meteorologjik. Ishulli është aq i vogël sa, sipas ABC, stacioni përbën 7% të sipërfaqes së tij totale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në Bouvet jetojnë pinguinët, luanët e detit, albatrosët dhe disa lloje balenash.

Ishulli po tërheq gjithnjë e më shumë interesin e studiuesve dhe shkencëtarëve, pasi vendndodhja e tij (rreth 1600 kilometra në veri të Antarktidës) mund të zbulojë informacione se si ishte klima më parë në kontinentin e ngrirë.