Një peshk ton pendë blu u shit në ankandin e parë të vitit në tregun e peshkut në Tokio për 202 mijë dollarë, një traditë kjo që tashmë prej shumë kohësh është e përvitshme në Japoni.

Edhe pse shifra mund të duket tepër e madhe për një peshk, ajo është shumë herë më e vogël nga viti i kaluar, kur për një peshk u paguan më shumë se 1.8 milionë dollarë.

Një nga ofertuesit, Kiyomura Corp, tha se ishte përmbajtur nga ofertat e larta këtë vit nga frika se një numër i madh klientësh do të dyndeshin në restorantet e tyre, pasi ofertat e larta për ton me cilësi të madhe zakonisht tërheqin vëmendjen e mediave.

Qeveria ka thënë se ngrënia dhe pirja jashtë është një nga shkaqet kryesore të infeksioneve të koronavirusit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";