
Një çift të rinjsh në Ukrainë u lidh me zinxhirë dhe pranga dhe do të qëndrojë kështu për 3 muaj, në një test unik dhe të pazakontë për të provuar dashurinë e tyre.
Aleksandër dhe Viktoria zgjodhën ditën e Shën Valentinit për të nisur sfidën e tyre, në një ceremoni që nisi pranë skulpturës së Bashkimit në Kiev.
“Pëllëmbët e çiftit të të dashuruarve janë vetëm disa centimetra larg,” tha Vitali Zorin, i regjistrit kombëtar të rekordeve të Ukrainës, i cili do të mbikëqyrë eksperimentin.
Ai verifikoi që Aleksandri dhe Viktoria ishin shëndetshëm para se të fillonin “izolimin” e tyre personal gjatë pandemisë së koronavirusit.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";