Tetënjakët e parë në botë festojnë ditëlindjen e 14-të!

Tetënjakët e parë në botë të cilët fatmirësisht gëzojnë shëndet të plotë, kanë festuar 14 vjetorin e lindjes.

Nadya Suleman, 47 vjeç, është fotografuar pranë 8 fëmijëve të saj Nariyah, Isaiah, Maliyah, Jeremiah, Noah, Josiah, Jonah dhe Makai, teksa shkuan në pistën K1 Speed të garave me makina në Orange County, Kaliforni.

Mjeku i Natalie, Dr. Kamrava, implantoi 12 embrione në mitrën e saj, i cili më vonë e humbi licencën e tij. Kryesisht janë transplantuar 2-3 embrione.

Në vitin 2001, Suleman lindi djalin e saj të parë. Vetëm një vit më pas, ajo lindi vajzën e saj të parë, ndërsa pati edhe tre shtatzëni të tjera, në një prej të cilave lindi binjakë. Ajo ishte e divorcuar dhe kishte 4 djem dhe 2 vajza në kohën kur lindi tetënjakët, të gjithë me farëzim artificial.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";