Katër edukatore amerikane janë pushuar nga puna, pasi një video e tyre duke tmerruar fëmijët me maskën e filmit “Halloween” u bë virale.

Ngjarja ka ndodhur në Mississippi dhe në pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale, njëra prej tyre i bërtet fëmijëve duke i thënë që të sillen mirë, ndërsa të vegjlit ulërasin të tmerruar nga maska.

Sheila Sanders, menaxherja e kopshtit, tha se nuk e dinte për këtë sjellje derisa doli videoja.

“Ato edukatore nuk punojnë më për ne, u pushuan. Nuk isha në dijeni për këto veprime”, tha menaxherja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edukatorja me maskë, në një video ndjese të gjatë 19 minuta, tha: “Maskën e bleva për të trembur fëmijët dhe e pëdora në mënyrë të papërshtatshme. Por, e hoqa pas pak minutave dhe u ktheva sërish te fëmijët, për t’i thënë që e largova përbindëshin dhe se nuk do të kthehej më. Fëmijët më përqafuan sepse i njoh prej vitesh, por këto gjëra nuk ishin në video”.