Tre muaj pasi u larguan nga Shtëpia e Bardhë, ku janë tani anëtarët e familjes Trump

Ish-presidenti Donald Trump dhe familja e tij, kanë mbajtur një profil të ulët publik pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë.

Kjo ka ardhur si pasojë e një sërë faktorëve por kryesisht falë largimit të miliarderit nga platformat e mediave sociale.

74-vjeçari ka reaguar për disa çështje kyçe si emigrimi apo koronavirusi, megjithatë jeta e tij në Mar-a-Lago në Palm Beach është “shumë si ajo e shumë pensionistëve të pasur të Florida të Jugut”, sipas raporteve të fundit nga CNN.

CNN shkruan se ditët e tij përfshijnë raunde të rregullta golfi, dreka të qeta dhe takime me ligjvënës, me të cilët diskuton mundësinë e rikthimit në politikë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";