Pajisja më e preferuar në çdo shtëpi është lavatriçja ose lavastovilja. Kjo ishte një nga shpikjet më të mira, pasi u ka ardhur në ndihmë të gjitha grave (dhe burrave) duke i hequr një barrë të madhe në punët e shtëpisë.

Mirëpo, problemi i vetëm është tharja e rrobave dhe e enëve. Për të parën, jo të gjithë e kanë një zgjidhje në shtëpi që kushton pak, për të dytën mesa duket po.

Babs, gjyshja e preferuar e Tik Tok , gjeti trukun për të tharë enët ndërsa janë në lavastovilje! Në një video ajo ka treguar se si.

“A ju ka ndodhur ndonjëherë kjo? Në vend që t’i thani me dorë, në fund të çdo larjeje, hapni derën, vendosni një peshqir dhe mbylleni përsëri. Prisni 5 minuta dhe keni mbaruar”, tregon ajo.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nuk e dimë nëse truku i saj do të funksionojë, por videoja është parë nga më shumë se 4 milionë njerëz dhe pëlqimet i kanë kaluar 600 mijë.