minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Truku prej 12 sekondash për të menduar më pozitivisht

0

Nuk është e lehtë të jesh i lumtur dhe optimist gjatë gjithë kohës. Ka edhe nga ato ditë kur ndodhen në situata të vështira dhe njerëzit e kanë pothuajse të pamundur që të gjejnë një të mirë dhe është krejtësisht normale.

Sipas ekspertëve, njerëzit kanë një prirje drejt negativitetit, sepse truri reagon më fort ndaj emocioneve negative. Mirëpo, si të gjejmë një mënyrë për të qenë pak më shumë pozitiv?

Truri komunikon përmes neuroneve, të cilët bartin mesazhe. 86 miliardë neuronet ju tregojnë se si të reagoni ndaj çdo informacioni që vjen, duke i shoqëruar përvojat pozitive me emocionet pozitive. Si mund të ndryshoni atë që dini tashmë? Duke ndryshuar lidhjet ndërmjet neuroneve.

Truku i 12 sekondave
Kur jemi të stresuar, nivelet e kortizolit rriten dhe kështu përfundojmë me depresion dhe çrregullime ankthi. Pra, në momentin që del diçka serioze, ndiqni trukun 12 sekonda. Është koha që ju duhet të mbani mend një kujtim, imazh apo marrëdhënie shumë të bukur. Qëndroni me të dhe mendoni për të gjitha arsyet që ju bëjnë të ndiheni më mirë. Sa më shumë ta bëni atë, aq më shumë truri juaj fillon të përçojë mesazhe pozitive. Gjithashtu, kjo nuk do të thotë që ju i injoroni gjërat e këqija, por thjesht ndihmoni veten të ndiheni më mirë.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit