minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

U “braktis” nga stilisti që i ndryshoi historinë, Gucci zgjedh pasuesin surprizë

0
U “braktis” nga stilisti që i ndryshoi historinë, Gucci zgjedh pasuesin surprizë

Vështirë të ketë lajme që kanë peshën e një tërmeti në boten e modës, ndoshta vetëm vdekja e themeluesve të shtëpive të modës si në rastin e Vivienne Westwood ose, shumë më bujshëm, ajo e Gianni Versaces vite më parë.

Por këtë vit publiku që ndjek me interes këtë botë plot kreativitet u shokua nga largimi i stilistit Alessandro Michele nga shtëpia e modës Gucci, një nga ikonat e modës italiane, por tashmë një brand ndërkombëtar dhe simbol i luksit dhe famës.

Michele kishte drejtuar brandin nga viti 2015 deri në 2022, duke e shndërruar filozofinë e Guccit, historia e secilës nis në Firencen e fillimit të shekullit të 20-të, duke e orientuar drejt moshave më të reja që më parë e cilësonin si një brand për të rritur të suksesshëm, tashmë pjesë e gjigantit francez Kering, që ka nën ombrellën e saj emra të njohur si Balenciaga, Bottega Veneta, Alexander McQueen dhe Yves Saint Laurent.

Por edhe pse xhiro vjetore preku 10 miliardë eurot, pronari i Kering François Pinault e cilësoi si të pamjaftueshëm, duke dekretuar fundin e marrëdhënies.

Advertisement

Për Guccin flitej për emra të njohur si stilistja e Dior Maria Grazia Chiuri ose Jonathan Anderson i Loewe, por edhe njëherë Gucci zgjodhi një stilist të vlerësuar por pak të njohur nga opinioni publik.

Bëhet fjalë për napolitanin Sabato de Sarno, 39-vjeçarin që mbante postin e drejtoritë linjës “pret-a- porter” të Valentinos, pas një historiku të suksesshëm edhe me Prada dhe Dolce & Gabbana.

Një zgjedhje e papritur edhe sepse vjen më shpejt sesa çmendohej, ndërkohë që ka kuriozitet për sfilatën e parë me emrin e tij, që pritet në sfilatën pranverë-verë 2024, që do të mbahet në shtator.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit