U kujdes për çdo detaj, “makina arkivol” që Princ Philip po modifikonte prej 16 vitesh

Zbulohen imazhet e Land Rover Defender të modifikuar nga Princi Philip, për të mbajtur arkivolin e tij. Duka i Edinburgut, i cili u nda nga jeta në moshën 99-vjeçare, punoi për modifikimin e mjetit për 16 vjet, duke filluar nga viti 2003.

Ndryshimet kryesore janë bërë në pjesën e pasme, e cila është e hapur dhe do të përdoret për të transportuar arkivolin e tij në Shën George’s Chapel.

Duka, i cili shërbeu në Marinën Mbretërore në Luftën e Dytë Botërore, projektoi të gjitha detajet duke përfshirë ngjyrën e errët si dhe kapëset e argjendit të njohura si “ndalesa”, të cilat do të mbajnë të fiksuar arkivolin.

Duka përdori Land Rovers gjatë gjithë jetës së tij dhe e ka cilësuar atë si makinën e tij të preferuar të të gjitha kohërave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kufizimet e koronavirusit në Angli nënkuptojnë se vetëm 30 persona, të distancuar nga njëri-tjetri, do lejohen të marrin pjesë në funeral. Ndërkaq, sipas Pallatit Buckingham, detajet e ceremonisë së varrimit janë në përputhje me dëshirat e Dukës.