minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

U plagos në kokë dhe pa botën përgjithmonë me kokë poshtë, rasti i pabesueshëm i ushtarit spanjoll

0

Një studim trajton historinë e një ushtari të Luftës Civile Spanjolle, i cili, pasi u godit në kokë nga një plumb, filloi të shihte botën të kthyer përmbys.

Ishte viti 1938 kur një ushtar republikan spanjoll u qëllua në tru nga një plumb. Kur 25-vjeçari rifitoi vetëdijen, dy javë më vonë, jeta e tij dhe mënyra e tij e të parit të botës kishte ndryshuar. Në disa kushte ai i shihte, dëgjonte dhe i perceptonte gjërat me kokë poshtë, shpesh të trefishuara dhe me ngjyrë të gjelbër. Për rastin e tij, u interesua mjeku Justo Gonzalo, i cili u përpoq të kuptonte se çfarë kishte ndodhur me trurin e ushtarit. Aktualisht, vajza e mjekut të ndjerë, së bashku me neuropsikologun Alberto García Molina, kanë marrë letrat e babait të saj dhe kanë rihapur çështjen me një studim i ri.

Teoria e dinamikës së trurit

Patologjia e veçantë e pacientit M, siç u riemërua ushtari i ri nga Gonzalo, nuk mund të shpjegohej me teoritë e përhapura mbi funksionimin e trurit në vitet 1930. Perspektiva mbizotëruese ishte ajo e modularitetit të mendjes, sipas së cilës truri ishte një grup ndarjesh të ndryshme “të izoluara”, të ndara mirë nga njëra-tjetra dhe me funksione të qarta. Supozohej se ndryshimi i njërës prej këtyre ndarjeve do të shkaktonte një deficit të pamjes.

Advertisement

Ky nuk ishte rasti me M. Plumbi kishte dëmtuar pjesërisht konvolucionet e korteksit cerebral të rajonit parieto-okcipital të majtë, por pacienti mbijetoi pa pasur nevojë për operacione duke bërë një jetë normale në dukje. Për këtë arsye, Gonzalo, duke studiuar rastin, hodhi hipotezën se truri ishte i ndarë në rajone të ndërlidhura dhe se efektet e një lëndimi vareshin nga pozicioni i tij (që kushtëzonte llojin e shqetësimit) dhe nga entiteti (që kushtëzonte intensitetin e tij). Kështu Gonzalo zhvilloi teorinë e dinamikës cerebrale , sipas së cilës funksionet e trurit shpërndahen, me kalime graduale.

Çfarë simptomash kishte pacienti M?

Kur ishte në pushim dhe pa stimuj, M e shihte botën përmbys, me objekte të trefishuara, shpesh të gjelbra dhe me ngjyra të “shkëputura” nga gjërat. Nuk ishte vetëm shikimi i tij që përmbysej, por edhe prekja dhe dëgjimi. Kur dëgjonte një tingull ose merrte një përkëdhelje, truri i tij e bënte t’i perceptonte ato nga ana e kundërt me atë reale. M nuk shqetësohej aspak për gjendjen e tij dhe minimizonte simptomat. Në shënimet e tij Dr. Gonzalo tregon se si pacienti i tij pa gjithashtu burra që punonin në skela me kokë poshtë dhe se si ai ishte i habitur, por jo i shqetësuar.

Jo një rast i izoluar

Advertisement

Siç thekson Alberto García Molina, neurologjia ka histori të shumta tragjike si ajo e pacientit M. Ky është rasti, për shembull, i Phineas Gage, një kryepunëtor i hekurudhave amerikane, kafka e të cilit u kryqëzua nga një shufër hekuri në mesin e shekullit të 19-të. Pas aksidentit, personaliteti i Gage, deri atëherë një njeri i qetë, ndryshoi rrënjësisht, duke e shndërruar atë në një tip agresiv dhe grindavec.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit