minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Utopi e dështuar”, qyteti që kaloi nga komunizmi në kapitalizëm

0
“Utopi e dështuar”, qyteti që kaloi nga komunizmi në kapitalizëm

Pas Luftës së Dytë Botërore ishte një utopi e dështuar, por më vonë, qyteti Nowa Huta në Poloni pësoi shndërrime aq të mëdha, sa nisi dalëngadalë të shihej edhe si një destinacion turistik.

Pak vende dolën nga lufta aq të shkatërruara, saç doli Polonia. Vendi humbi rreth një të pestën e popullsisë dhe kryeqyteti, Varshava, u shkatërrua pothuajse plotësisht nga nazistët, si dhe një pjesë e madhe e trashëgimisë kulturore u plaçkit. Megjithatë, mes atyre rrënojave, u shfaq shpresa për një botë të re, ose të paktën kështu premtonin komunistët polakë që morën pushtetin në vitin 1948 dhe nën mbikëqyrjen e Jozef Stalinit, nisën rindërtimin e vendit, si dhe të një “shoqërie të re”.

Simboli i kësaj “shoqërie të re” ishte një qytet socialist i quajtur Nowa Huta, në zemër të së cilës, ndodhej fabrika gjigante e çelikut, Vladimir Lenin, që synonte të prodhonte më shumë çelik se sa ishte në gjendje të prodhonte i gjithë vendi para luftës. Nowa Huta, që do të thotë “Punimet e reja të çelikut”, u ndërtua për të akomoduar punëtorët e çelikut. Mirëpo, ekonomia komuniste, së bashku me regjimin ra, e kështu në vitet 1990, Nowa Huta prej 200 000 banorësh, e gjendur në tranzicion politik, u bë sinonim i drogës, krimit, varfërisë dhe huliganizmit.

Sot, panorama është krejt tjetër dhe Nowa Huta ka parë në pak vite investime të shumta, duke u kthyer në një qendër të mirëfilltë urbane me restorante, kafene, dyqane dhe vende argëtimi. Tanimë, qyteti u ofron të huajve dhe polakëve një pamje të shkurtër të komunizmit siç ishte dikur. Arkitektura komuniste ndërthuret me atë moderne, duke i vendosur vizitorët përball dy realiteteve dhe kohërave. Aty ende ruhen ndërtesa të asaj kohe, si Teatri i vjetër apo uzina e fabrika, por përballë tyre janë ngritur atraksione mbresëlënëse arkitekturore. Këto kontraste në Nowa Huta, nga rindërtimi stalinist te rebelimi antikomunist, rrënimi në tranzicion dhe rimëkëmbja në kapitalizëm, pasqyrojë shndërrimin e Polonisë që nga Lufta e Dytë Botërore.  

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit