minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Vajza e “detit”, 14-vjeçarja lundron e vetme mes dallgëve rreth Britanisë

0
Vajza e “detit”, 14-vjeçarja lundron e vetme mes dallgëve rreth Britanisë

Nëse shumë bashkëmoshatarë të saj kalojnë pjesën më të madhe të kohës në smartfonë, Katie McCabe, vetëm 14 vjeçe, ka lundruaar e vetme me varkë rreth Britanisë së Madhe.

Ajo është vajza e dy prindërve që e dashurojnë detin dhe shpesh kanë marrë nisma të tilla. Tashmë, Katie është më e reja që ka lundruar e vetme rreth ishullit me varkën e saj 8 metra, duke thyer rekordin e mëparshëm të mbajtur nga Timothy Long, i cili e realizoi udhëtimin kur ishte 15 vjeç.

Edhe pse e vetme në varkë, 14-vjeçarja ishte nën kujdesin e babait të saj, i cili qendronte në një tjetër varkë jo larg.

“Nata ishte e tmerrshme, ndjehesha shumë vetëm në terr në mes të detit”, është shprehur McCabe për Daily Mail. Katie e nisi lundrimin e saj më 30 qershor dhe zgjati rreth dy muaj.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit