Vendi ku qepa është luks

Rreth 13 dollarë për një kg qepë. Ky është çmimi stratosferik i këtij produkti në Filipine kohët e fundit.

Qepa kushton aktualisht më shumë se mishi në vendin aziatik dhe është kthyer në luks për shumë konsumatorë.

Rizalda Maunes, pronarja e një picerie në qytetin Cebu, thotë për BBC se më parë blinte 3-4 kg qepë në ditë, sot blen vetëm gjysmë kg.

“Edhe klientët tanë na mirëkuptojnë kur nuk i hedhim shumë qepë picave. E dinë situatën, pasi edhe në shtëpitë e tyre e kanë ulur shumë përdorimin e qepës nëpër gatime”, shprehet Maunes.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çmimi i lartë i qepës ka ndikuar edhe në rritjen e çmimeve të ushqimeve të rrugës, që në Filipine janë shumë të kërkuara nga vendasit dhe turistët. Perimet e skuqura, mishi dhe frutat e detit shërbehen me qepë dhe uthull.

“Qepët janë baza e pjatave tona. Ato i japin shije dhe ëmbëlsojnë ushqimet tona të kripura. Na vjen mirë që qeveria po merr masa për të ndalur rritjen e çmimeve”, thotë Alex Chua.

Presidenti Ferdinand Marcos Jr., i cili është edhe ministër i Bujqësisë, e ka cilësuar rritjen e çmimeve “emergjencë kombëtare”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";