Me atmosferë gazmore dhe aktivitete të shumta, Pogradeci mirëpret festën tradicionale të gështenjës dhe verës. Shumë familje pogradecare e kanë të trashëguar brez pas brezi një qilar ku prodhojnë verën artizanale me anë të buteve.

Këtë traditë ata vijojnë ta ruajnë dhe të konkurrojnë se kush prodhon verën më të mirë.

Kjo qasje i tërheq turistët vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë festën e organizuar në qytetin breg liqenor tashmë prej 27 vitesh radhazi.

Shumë familje pogradecare e kanë të trashëguar brez pas brezi një qilar ku prodhojnë verën artizanale me anë të buteve

“Jam nga Hungaria dhe vij për herë të parë këtu në Pogradec. Është një vend shumë argëtues dhe një atmosferë e mirë, më muzikë të mirë dhe verë të mirë”, thotë një nga turistët e shumtë të huaj.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Erdha dje nga Brazili në Tiranë dhe mësova për këtë festë. Jam shumë i kënaqur dhe Pogradeci është një qytet i bukur”, vijon një tjetër.