
Sofia Jirau ka shkruar historinë, duke u bërë modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën “Down”.
24-vjeçarja nga Porto Riko u shpreh: “Kam ëndërruar për këtë gjë, kam punuar shumë dhe më në fund e realizova ëndrrën. Tani mund ta zbuloj sekretin tim të madh: jam modelja e parë e Victoria’s Secret me sindromën Down”.
Jirau e ka nisur karrierën në modeling në vitin 2019, në vendlindjen e saj, me dyqanin “online” Alavett. Një vit më pas, debutoi në Javën e Modës së Nju Jorkut.
Tashmë, modelja nga Porto Riko i bashkohet markës së famshme për të brendshme, në një kohë kur Victoria’s Secret po mundohet të distancohet nga imazhi i “engjëjve” dhe t’i përafrohet të gjitha llojeve të grave.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";