Vijon misteri i panterës në Itali, prej një viti “bredh” në Pulia felini i bosëve mafiozë

Nuk shterojnë dëshmitë për panterën e zezë në rajonin e Puliës, në Itali.  Një tjetër video amatoriale e këtyre orëve tregon felinin me ngjyrën e tij karakteristike, në një zonë rurale të atij rajoni, pikërisht në rrethinat  e Lecces.  

Misteri ka filluar në vitin e kaluar, aty ku felini i madh u pa të kalonte një mur në San Severo. Nga ai moment janë me dhjetëra dëshmitë, shpesh herë  me shumë kilometra distancë, si në Ostuni dhe tashmë në rrethinat e Barit, në zona shumë pak të banuara dhe me ullishte dhe pemë të tjera ku pantera mund të kacavirret dhe të gjuaj shpendët që ndodhen aty.

Shume prej dëshmive u vërtetuan false, por ekzistenca e panterës nuk vihet m ene diskutim, e verifikuar nga gjurmët dhe mbetjet e tij organike.

Kryebashkiaku i Acquaviva, vendi i fundit ku kafsha e egër është parë, deri më tani, kishte urdhëruar pezullimin e çdo pune në fushat e mbjella, ose edhe thjesht kalimin në këmbë ose biçikletë aty, nga frika e një takimi të pakëndshëm, për njerëzit por edhe për vetë panterën, që deri më tani nuk ka rezultuar agresive.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Por nga vjen pantera? Sipas forcave të rendit italiane, mund të jetë një nga kafshët e shumta që ndodhen në kopshte zoologjike klandestine, për të dëfryer shpesh herë bosët e organizatave si Sacra Corona Unita, dhe tani po shijon ”thjesht momente lirie, dhe fame mediatike.