Martinika është një nga territoret e pakta që eshte pjese përbërës e Francës, edhe pse ndodhet në Karaibe. Ishulli me pak më shumë se 300 mijë banorë nuk ka status që të përfaqësohet në evente sportive si entitet në vete dhe i zyrtarizuar nga FIFA.      

Objektivi i vetëm i përfaqësueses nga Martinika është të zbulohet nga skautët francezë që t’i marrin në provë në Europë, ndërkohë që infrastruktura dhe niveli i futbollit eshte amator

Në këto kushte, futbollistët shpesh herë duhet të sigurojnë jetën duke gjetur një tjetër profesion. Por mënyra e një prej lojtareve më të njohur të ishullit, Jean-Manuel Nedra, habiti vërtet autoritetet policore franceze.

Futbollisti qëlluan me ekipin Aiglon du Lamentin dhe e fejuara arritën në aeroportin Charles de Gaulle në Paris zyrtarisht për pushimet e fundvitit, por në vend të dhomës së hotelit dhe peizazheve romantike për momentin kanë parë vetëm muret e qelisë ku ndodhen, pasi në valixhet e tyre të shumta u gjet një sasi  e pabesueshme kokaine, rreth 100 kile që nuk dihet në  çfarë mënyre i arrestuari mendonte se mund t’ i kalonin kontrolleve të rrepta.  

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Federata e Martinikës pohoi se Nedra ndodhet në qeli me akuzën e narkotrafikut”.