Zbulohet logoja e re e mbretëreshës Camilla

Buckingham Palace ka zbuluar logon e re të mbretëreshës bashkëshorte Camilla. Mediat britanike bëjnë të ditur se ajo është projektuar nga Ewan Clayton, që kombinon shkronjat “C” dhe “R” fillestare të Camilla-s për Regina, fjala latine për mbretëreshën.

Logoja e re do të përdoret nga Camilla në letra personale, karta dhe dhurata.

Buckingham Palace shtoi se simboli i ri do të përdoret në kryqin e Bashkëshortes Mbretëreshë, të cilin ajo do ta vendosë në “Field of Remembrance” të enjten në Westminster Abbey.

Në shtator, pallati zbuloi logon e re që do të përdorej nga Mbreti Charles III, e cila do të përdoret nga departamentet qeveritare dhe në dokumentet shtetërore dhe kutitë postare.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";