Është zbuluar në Antarktidë një ekosistem i lashtë, unik në llojin e tij, i fshehur nën sipërfaqen e akullit. Ai është gjetur në kripërat e akullnajës Boulder Clay, pranë stacionit shkencor italian Mario Zucchelli dhe karakterizohet nga kërpudha dhe baktere që kanë rëndësi të madhe për kërkimin e formave të jetës në planetë të akullt si Urani dhe Neptuni.

Studimi i publikuar në revistën Scientific Reports, ka bërë të mundur identifikimin në zonën e akullnajave të Boulder Clay, të cilat “për shkak të diversitetit të tyre mikrobik dhe gjeokimik përcaktojnë një habitat unik në krahasim me kripën e studiuar deri më tani në atë zonë”, thonë studiuesit.

“Kjo shumëllojshmëri mikroorganizmash është pasojë e mundshme e një përqendrimi progresiv të ujit të detit në masat e akullit, i cili tashmë filloi të ndodhte në kohë të largëta”, shprehen ata.

“Në këto habitate të veçanta, përmbajtja e lartë e kripës në akull bën që shëllira të mbetet në gjendje të lëngshme.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo sipas ekspertëve çon në hipotezën se mund të ketë edhe krio-ekosisteme të ngjashme në zona të tjera tokësore ku janë të pranishme akullnajat.