Një studim i ri nga Shkolla e Shëndetit Publik të Teksasit A&M tregon se në cilën ditë të javës punëtorët janë më pak produktivë. I gjithë studimi është bazuar në kompjuterët e tyre.

Pas dy vitesh kërkime në kompjuterët e të paktën 789 punonjësve në ditë dhe periudha të ndryshme të javës, ata arritën në përfundimin se pasditja e së premtes është koha kur punonjësit janë më dembelë.

Sipas NewYorkPost, Taehyun Roh, një asistent profesor në Departamentin e Epidemiologjisë dhe Biostatistikës tha, “Ne zbuluam se përdorimi i kompjuterit u rrit gjatë fillimit të javës dhe më pas u ul ndjeshëm të premteve.”

Vihet re se puna nga e hëna në të mërkurë është përfunduar në mënyrë korrekte dhe më pas fillon të ulet. 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";