Zbulohet nën akullnajat siberiane një bizon 8000-vjeçar, dyshime nëse mund të klonohet

Permafrost, shtresa e ngrirë e tokës, është një arkë thesari që herë pas here na lë pa fjalë. Shembulli i fundit vjen nga Rusia, nga qyteti Verkhojansk në Yakutia, zona më e ftohtë e banuar në hemisferën veriore.

Në vitin 2022, një ekspeditë shkencore zbuloi mbetjet, jo të plota, por të ruajtura në mënyrë perfekte, të një bizoni në atë zonë. I ngordhur 8000 vjet më parë, sipas autorëve të zbulimit,  ekzemplari është në gjendje të jashtëzakonshme sa do të jetë e mundur të klonohet dhe të kthehet në jetë. Por pjesa tjetër e botës shkencore është skeptike për këtë.

Kafsha, së cilës iu gjet koka, gjymtyrët e përparme dhe një pjesë e gjoksit, është një bizon dy vjeçar, shkaku i ngordhjes së të cilit nuk dihet ende. Për këtë do të duhet një autopsi më e plotë dhe gjithashtu një analizë radiokarbonike për të përcaktuar, kohën e ngordhjes. Bizonët e tjerë të gjetur në zonë datojnë 8000 vjet më parë apo më shumë.

Ende nuk ka publikime zyrtare mbi gjetjen, vetëm deklaratat e ekipit hulumtues. Sipas Hwang Woo-Suk, një nga anëtarët dhe drejtor i Fondacionit të Kërkimeve Bioteknologjike të Emirateve të Bashkuara Arabe, kafsha mund të përmbajë mjaftueshëm ADN të ruajtur mirë për të lejuar klonimin.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Problemi është pikërisht se me këtë kafshë po punon profesori Hwang Woo-Suk, një koreano-jugor dhe studiues dikur në Universitetin Kombëtar të Seulit, një pozicion që ai e humbi në mënyrë të pandershme, pasi u pushua nga puna për falsifikimin e rezultateve të disa studimeve të tij dhe gjithashtu për thyerje të rregullave etike në lidhje me mbledhjen e qelizave vezë të njeriut.

Hwang Woo-Suk dhe ekipi i tij së fundmi zbuluan një ekzemplar ariu në permafrost që e daton atë 22,000 vjet më parë. Analizat e mëtejshme treguan se ai ishte vetëm 3,500 vjet i vjetër. Përveç reputacionit jo të papërlyer të ekipit të përfshirë në studim, ekziston edhe një problem më praktik: sipas disa ekspertëve, siç janë raportet e Live Science, për një operacion klonimi të këtij lloji është e nevojshme të gjendet ende i paprekur kromozomi, diçka e pamundur në një kafshë që ngordhi mijëra vjet më parë.